NË DISPOZICION TË TË GJITHË QYTETARËVE NUMRI JESHIL DHE WEBSITE
Nëse do ndodheni në një ambient të mbyllur dhe shikoni që një klient shkel ligjin duke konsumuar duhan, ju mund ta denconi me tekst, foto apo video personin dhe subjektin ku shkelet ligji në websajtin ‘Shqipëria jo duhanit’, ose në numrin e gjelbër 0800 40 40.

Ky numer jeshil do te jete ne dispozicion te te gjithe qytetareve qe duan ti bashkohen nismes kunder duhanit dhe pasojave te parikuperueshme qe sjell konsumimi I tij sidomos ne ambjentet publike te cilat frekuentohen edhe nga joduhanpiresit
Në këtë numër qytetarët mund të denoncojnë edhe vetë subjektet kur konstatojnë se inspektorët favorizojnë subjekte të caktuara apo kërkojnë ryshfet. Ky numër do te jete ne vezhgim dhe kontroll te perhershem nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
Nderkohe edhe vete ministry I shendetesise ilir beqja ka ftuar te gjithe qytetaret te behne pjese e kesaj nisme civile: “Këtë përpjekje duhet ta bëjmë bashkarisht. Besoj se ekzistojnë, qoftë edhe të fjetura, dëshirat në shoqërinë shqiptare për të pranuar mjedise publike ku ndalohet duhanpirja. Gjithashtu duhet që këtë kërkesë e insistim ta përcjellim edhe tek rinia, sepse duhani është i dëmshëm” tha Beqja

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/tXsqFXMUcQU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]