Me Gjermaninë, Argjentinën, Portugalinë dhe Spanjën jashtë, Brazili do të kërkojë të evitojë një tjetër surprizë gjatë ditës së 19-të të Botërorit.

Selecao do të përballet me Meksikën në “Samara Arena” duke nisur nga ora 16:00 në duelin e fazës së 1/8.

Brazili e mbylli grupin E në vend të parë dhe trajneri Tite do hëdhë në fushë formacionin më të mirë ku në krahët e mbrojtjes do luajnë Felipe Luis dhe Fagner.

40 herë janë përballur në të kaluarën Brazili me Meksikën me 23 fitore të Brazilit 7 barazime dhe 10 fitore Meksika.

Trajneri Tite analizon ndeshjen: “E shoh si një ndeshje të një niveli të lartë ku të dyja skuadrat do luajnë futboll të mirë.

Për të fituar duhet të jemi Brazil i vërtetë në të gjitha aspektet. Neymar ka luajtur shumë dhe mendoj se është rikthyer në nivele të larta “-e mbyll tekniku i 5 herë kampionëve të botës.

Pasi u kualifikua falë një mrekullie Meksika kërcënon Brazilin për një vend mes 8 skuadrave më të mira.

Por trajneri Juan Carlos Osorio zbulon se skuadra ka probleme. Lojtarët nuk janë në gjëndje të mirë shëndetësore ata kanë marrë të ftohtë që disa ndeshje më parë

ndërsa mesfushori Herrera zbulon se skuadra do vijojë të ndjekë ëndrrën për të fituar Kupën e Botës. Fituesja e Brazil-Meksikë në çerekfinale do përballet me fituesen e duelit Belgjikë-Japoni.