DITA BOTËRORE E PUNËTORËVE NUK SHFRYTËZOHET PËR QËLLIMIN E SAJ. 1 majin ditën botërore të punëtorëve, shkodranët e kanë kthyer në një festë. Në fakt dita e punëtorëve ka për qëllim protestat për të drejtat dhe liritë. Qendrat e sheshet e qyteteve të mëdha anë e kend botës çdo vit me 1 maj kthehen në arenë proteste. Në Shkoder, qytetarët në vend të protestës kanë zgjedhur të festojnë.

Familjarë e grupe të ndryshme shoqërore kanë lënë shtëpitë duke iu drejtuar restoranteve apo zonave turistike për të kaluar një ditë ndryshe nga rutina e përditshme. Në rrugët kryesore të Shkodrës askush nuk është parë duke protestuar përveç forumit rinor të PD. Shkodra është një prej qyteteve që të paktën sot duhej të protestonte. Po ashtu mungon edhe një organizim nga sindikatat në Shkodër të cilat sëbashku me punëtorët e këtij qyteti duhej të protestonin për t’i rikthyer 1 majit kuptimin e tij të vërtetë e për të mos lejuar që kjo ditë e rëndësishme për ndërgjegjen shoqërore të keqpërdoret. Për të mos mjaftuar tashmë po kthehet në një fenomen sepse gjithnjë e më shumë shtohen festimet në 1 maj. Administrata zyrtarisht e ka ditë pushimi, ditë e cila në Shqipëri po shfrytëzohet jo në mënyrën e duhur. Në vende të ndryshme të botës, mes të cilave edhe në rajon si fqinjët në Malin e Zi, pushimi zyrtar me rastin e 1 majit është më i gjatë se një ditë. Kjo për t’u dhënë mundësinë të gjithëve që të reagojnë për problemet që kanë dhe të ngrejnë zërin përmes protestave. Fryma e injektuar patjetër që nuk ndikon pozitivisht dhe i jep mundësi kompanive të mëdha apo ndërmarrjeve që të vijojnë të operojnë në të njëjtën mënyrë në marrëdhëniet që kanë me punëtorët duke mos respektuar jo rrallë herë të drejtat e tyre. Kushtet e punës apo pagat minimale vijojnë të mbeten shqetësime të cilat ende nuk mund të thuhen me zë të lartë edhe në ditë të tilla sinjifikative si dita ndërkombëtare e punëtorëve.

Artikulli paraprakNEPALI LLOGARIT PASOJAT E KATASTROFËS
Artikulli tjetërDITA E 1 MAJIT, RADHË TË GJATA NË MURIQAN