Katër shqiptarë të moshave 42 ,25, 35 dhe 42 vjeç janë arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se janë pjesë e klanit mafioz që kryente transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Turqi.

Departamenti i Antidrogës së Rojes Bregdetare greke, ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis me vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje. Sipas policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit.

Shqiptarët e arrestuar në këtë aksion janë Hajri Shehaj, Aleksandër Brozi, Renato Dalipaj dhe Gjergji Xhezo.

Artikulli paraprakTJETËRSOI PRONAT NË BREGDET, ARRESTOHET DREJTORI I KADASTRËS SË DURRËSIT, NË KËRKIM ISH-KREU I ALUIZNI-T
Artikulli tjetërPAS GRINDJES ME BURRIN GRUAJA THËRRET POLICINË, ÇIFTI BIE NË PRANGA PAS KONTROLLIT NË DOLLAP