Në ndryshim nga çdo të mërkurë, ku kryeministri Edi Rama, ka mbledhur qytetarët në sallën e Hartave në Kryeministri, për të bërë publik trajtimin e rasteve për bashkëqeverisjen, sot takimi u zhvillua në Sallën e Qeverisë.

Sot, u shënua 1 vjetori i nisjes së kësaj platforme. Në takim ishin të pranishëm qytetarë, por edhe ministra të kabinetit Rama 2.

Kryeministri tha se platforma e bashkëqeverisjes është funksionale dhe se për 3 minuta çdo ankesë shkon tek ministri përkatës i fushës, ndërsa brenda 10 ditësh vjen zgjidhja për problemin e shprehur nga qytetari në ankesë.

Ju falenderoj pasi na ndihmoni me praninë tuaj për të përcjellë përmes dëshmisë mesazhin se platformës së bashkëqeverisjes. Platforma është një rrugë shumë e shkurtër për të

krijuar një lidhje direkte për çdo qytetar me një anëtar të kabinetit qeveritar 1950 çështje trajtohen çdo muaj, për 3 minuta problemi shkon tek ministri, për 10 ditë vjen zgjidhja.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE