Familja e DJ të njohur suedez, Avicii ka publikuar këngën e parë, nga albumi i ri që po zbulohet pas vdekjes së tij. Një vit pasi ai ndërroi jetë, është publikuar kënga “SOS” në bashkëpunim me Aloe Blacc. Videoja e këngës përmban mesazhe përkujtimore të fansave të tij.

“Bota është një vend më i mirë falë muzikës së tij. E dashuroja muzikën e tij, ende e dashuroj dhe do e dashuroj si herën e parë që e dëgjova” – lexojnë disa prej shkrimeve.

Aloe Blacc ka treguar gjithashtu se një pjesë e tekstit të këngës ishte dhe për përballjet që Avicii ka kaluar në jetë shkruan Cnn.

“Ndihem sikur ‘SOS’ është një këngë që ishte përpara kohe, kur ai e shkroi. Ai e shkroi këtë tekst dukshëm për disa nga betejat e tij dhe mendoj se është një temë shumë e rëndësishëm për t’u kuptuar e për t’u shpërndarë, sidomos me publikun e tij që Avicii di si t’i depërtojë në veshë dhe zemër. Për t’i dhënë njerëzve fjalët që të jenë të aftë të thonë “Kam nevojë për ndihmë.”- ka treguar ai.

Avicii ndërroi jetën në 20 prill të 2018-ës, për shkak se kreu vetëvrasje. Familja e tij ka treguar se DJ ishte pranë përfundimit të një albumi të ri. Ata kanë vendosur ta publikojnë albumin “TIM” më 6 qershor dhe të ardhurat të shkojnë për një fondacion me emrine tij, që synon parandalimin e problemeve mendore apo vetëvrasjes.