CERMONIA ËSHTË  ZHVILLUAR NË PALLATIN E SPORTIT. Ne pushimin e ndeshjes se Liges Ballkanike Vllaznia- Sigal Prishtina, Klubi shumë sportësh Vllaznia ka zhvilluar një ceremoni për nderimin e 10 figurave të shquara të sportit shkodran me titullin “Mirënjohja e Qytetit” dhënë nga Këshilli i Bashkisë së Shkodrës.

Zhvillimi i kësaj ceremonie është realizuar në një atmosferë më të vërtetë festive dhe vlerësuese njëkohësisht për të gjitha figurat e sportit ku dhe janë duartrotikut për kontributin e tyre.  Janë nderuar 10 ish sportistë, konkretisht në sportin e mundjes, Mirash Vuksani e Dushan Vaso. Në sportin e volejbollit janë nderuar, Vehi Sulejmani, trajneri i përjetshëm i këtij sporti. Bukurie Alibali, Irfan Boriçi, Mit’hat Abdurramani si gjyqtar i Volejbollit. Ndërsa në sportin e Basketbollit janë nderuar, Sokol Kalaj, dhe Ferdinand Bjanku gjyqtar Baksetbolli. Si gjimnast është nderuar Zef Kraja dhe si gjyqtar futbolli është nderuar Tef Prela. Kanë qenë pikërisht këta figura që kanë marrë vlerësimet ndonëse dhe të vonuara në kohë nga Këshilli i Bashkisë. Por kjo nisëm vlen për tu vlerësuar pasi një gjest i tillë, rrit vlerat për të gjithë ato që kanë kontribuar në fusha të ndryshme të sportit shkodranë. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/MqgzSCzNIiU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE