Deadpool 2, Jurassic World 2 ose Një histori e Star Wars është vetëm maja e ajsbergut për titanët kinematografikë për vitin e ardhshëm.

Më poshtë po listojmë filmat më të shumëpritur për të gjithë të apasionuarit pas tyre.

Tomb Raider. Fituesja e Oskarit Alicia Vikander do të zëvendësojë Angelina Jolie në Tomb Raider, kthimi i Lara Croft. Drejtohet nga Roar Uthaug dhe ka si protagonist të tjerë Dominic West, Walton Goggins dhe Daniel Wu.

Bohemian Rapsody. Një përshtatje e jetës së Freddie Mercury do të protagonizohet nga Rami Malek, i njohur për serinë Mr. Robot. Shpresohet të dalë për Krishtlindjen e ardhshme.

50 hijet e Grey-it. Triologjia e fundit erotike mbi marrëdhënien mes Anastasia Steele dhe Christian Grey-it, tashmë të martuar dhe që ndajnë jetën bashkë. Dakota Johnson dhe Jamie Dornan u japin fund këtyre personazheve me këtë pjesë nën drejtimin për herë të dytë nga James Foley. Del në shkurt të 2018.

Fije të padukshme. Filmi i fundit i protagonizuar nga Daniel Day-Lewis, mashkulli i vetëm që ka fituar 3 çmime Oskar dhe që njoftoi daljen e tij në pension.

Në Londër Reynolds Woodcock (Daniel Day-Lewis) dhe e motra Cyril (Lesley Manville) janë në krye të modës britanike, veshin fisnikërinë dhe yjet e kinemasë dhe të gjitha gratë elegante të kohës.

Gjithçka ndryshon kur Reynolds takon Almën (Vicky Krieps), një vajzë që shumë shpejt do të kthehet në muzën dhe dashnoren e tij.

Kthimi i Meri Poponsit. Rob Marshall është në krye të këtij filmi që është i vendosur 20 vite më vonë pas takimit të parë me dadon më të famshme të kinemasë dhe me familjen Banks. Emily Blunt dhe Lin-Manuel Miranda janë dy protagonistët e komedisë muzikore ku do të shfaqen edhe Meryl Streep, Colin Firth, Julie Walters, Angela Lansbury dhe Dick Van Dyke.
A rainy day in New York.

Historia e re e Woody Allen ka në qendër një çift të ri adoleshentësh dhe se si do të evuluojnë jetët e tyre paralelisht me historinë e dashurisë. Timothée Chalamet, Elle Fanning dhe Selena Gómez, Jude Law, Rebecca Hall, Diego Luna dhe Liev Schreibe janë aktorët.

Ka lindur një yll. Bradly Cooper dhe Lady Gaga janë aktorët e filmit. Kjo do të jetë një sfidë për të dy, pasi aktori lëvron regjinë, ndërsa këngëtarja atë të protagonists kryesore pasi e ka provuar më parë në Amerikan Horror Story.

Ocean’s eight. Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Helena Bonham Carter, Mindy Kaling, Rihanna dhe Sarah Paulson janë protagonistet e këtij filmi. Damian Lewis është i keqi. Drejtohet nga Gary Ross dhe ka të tjera si Anna Wintour, Kim Kardashian, Zayn Malik, Kendall Jenner, Serena Williams, James Corden dhe Zac Posen.

Të gjithë paratë e botës. Një thriller i Ridley Scott u prek nga skandalet seksuale të një prej protagonistëve, Kevin Spacey. Regjisori i Thelma dhe Louise si dhe i Gladiatorit e nxori jashtë aktorin dhe filloi xhirimet me Christopher Plummer. Michelle Williams dhe Mark Wahlberg janë të tjerë protagonistë.

Mamma Mia 2. Personazhet e filmit muzikor Mamma Mia kthehen me një seri të dytë me aktorë si Meryl Streep, Amanda Seyfried, Stellan Skarsgård, Pierce Brosnan, Colin Firth dhe Christine Baranski.

PUBLICITET