Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar shira lokal në ekstremin verior.

Edhe pasditja do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellet dhe temperaturave të larta në ultësirën perëndimore por me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare paraqitet moti për zonat malore lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturave të ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehte të tyre. duke ngjitur maksimumin mbi 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 1 ballë.

Ndërkohë edhe  dita e premte do të karakterizohet me mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave  ajo minimale dhe maksimale e ajrit pritet të arrije: në bregdet: 23 / 34 °C në vendet e ulëta: 23 / 37 °C në vendet malore: 15 / 31 °C. Ndërkohë  mundësitë për reshje janë të vogla, por pasditeve priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.

 

Artikulli paraprakNESËR NË SHËNGJIN “MISS INTERCONTINENTAL”
Artikulli tjetërIZMIR SMAJLAJ E MBYLL NË VENDIN E GJASHTË EUROPIANIN