Senati i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka rënë dakord për të miratuar 10 kërkesat e studentëve të cilat i kanë paraqitur një ditë më parë në rektorat. Pas një mbledhje prej rreth 6 orësh studentët ia kanë dalë që të marrin miratimin e senatit

Pas miratimit të 10 pikave të kërkuara, studentët tashmë nuk do të qëndrojnë më të ngujuar dhe do t’i rikthehen mësimit por ata thonë se protesta e tyre do vijojë në forma të ndryshme

Studentët kanë kërkuar heqjen e 50% të mungesave nga rregullorja si dhe heqjen e mungesave plotësisht për këtë vit, uljen e numrit të pikëve kredite, zbritjen me 50% të tarifës vjetore,

shpalljen e zgjedhjeve të reja për këshillin studentor, vënia në efiçencë e godinës së re, shtimi i mundësisë për dhënie provimesh si dhe rregullimi i ngrohjes por edhe disa kërkesa të tjera që senati i universitetit të Shkodrës i miratoi.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD NË PROTESTË KUNDËR QEVERISË
Artikulli tjetërPREKAL, PA QENDËR SHËNDETËSORE PREJ KOHËSH