Kjo është situata që krijohet çdo ditë në hyrje dhe dalje të urës në afërsi të fshatit Bardhaj, në njësinë adminsintrative Rrethina. Ura e ngushtë nuk mundëson kalimin e makinave në dy drejtime duke bërë që të krijohen radhë të gjata, sidomos gjatë verës ku edhe fluksi I lëvizjeve është më I lartë. Për banorët e zonës, mungesa e investiemve në infrastrukturën rrugore sa e lodhshme është edhe e rrezikshme për ta.

Ndërkohë, ata kanë një apel për njësinë administrative dhe bashkinë Shkodër.

Çdo ditë në këtë urë kalojnë me dhjetra automjete ku shoferëve në këto ditë të nxehta i humbet edhe durimi duke qëndruar me minuta të tëra në pritje. Banoret jane skeptike per te apeluar ne organet pergjegjese, pasi prej vitesh kerkesat e tyre nuk jane marre parasysh. Pavarësisht premtimeve në kohë fushatash për zgjerimin e kësaj ure deri tani nuk është bërë asgjë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MIRATOHET FONDI PËR BANESAT E VETERINARES
Artikulli tjetërVRASJET NË SHQIPËRI, DEPUTETI MALIQI FAJËSON RAMËN