MEDIA KOSOVARE: BIE AKUZA PËR TRAFIK ORGANESH NË LUFTËN E VITIT 1999 .

Të paktën 10 ish-pjesëtarë të UÇK-së do të akuzohen për krime lufte. Prokurori amerikan, Clint Williamson, ka gjetur prova për këto krime kundër civilëve. Shumica prej tyre janë serbë. Gjatë hetimit nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur aktakuzën për trafikim organesh.
Gazeta kosovare “Koha Ditore” shkruan se aktakuzë kundër disa pjesëtarëve të UÇK-së do të ketë edhe për zhdukjen e një numri të madh serbësh të Zoqishtës së Rahovecit. Përgjegjës konsiderohen dy eprorë të lartë të UÇK-së. Gjetjet në pika të shkurtra Williamson ua ka prezantuar autoriteteve kosovare gjatë takimeve të djeshme.
Të akuzuarit pritet të ngarkohen me përgjegjësi penale për veprime individuale, e jo me akuza për përgjegjësi komanduese. Rrjedhimisht, nga përgjegjësia penale pritet të shkarkohet kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.
Williamson shmangu vetëm takimin me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, i cili ishte permendur si një protagonist i këtyre hetimeve.