Reshjet e dendura të shiut dhe mospastrimi i kanaleve kanë bërë që të paktën 100 hektar tokë të përmbyten në fshatrat Sums dhe Barbullush të njësisë Bushat, pjesë e bashkisë Vau Dejës. Banorët tregojnë se të gjitha të mbjellat e tyre që shkojnë në shuma të konsiderueshme shkojnë dëm duke qenë se ndodhen nën ujë.

Kanalet në fshatrat ku janë përmbytur të paktën 10 parcela të banorëve të Barbullushit nuk janë pastruar prej vitesh ndërsa thonë gjithashtu se duhet ndërhyrë në kohën e duhur në mënyrë që tokat e tyre të mos përmbyten nga uji.

Edhe më përpara këto toka në fshtrat Sums dhe Barbullush janë përmbytur duke mos patur vëmendjen e duhur dhe duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik tek banorët.

Artikulli paraprakZYRTARIZOHEN KANDIDATËT, RAMA: JEMI GATI PËR FUSHATË
Artikulli tjetërBARDHAJ, BANORËT : KU JANE PREMTIMET ?