Sot është ditë feste në sportin shqiptar, si sot 100 vjet më parë, u krijua në Shkodër “Shoqnia Vllaznia”, klubi i parë në futboll dhe natyrisht jo më kot i cilësuar nga të gjithë si “djepi i futbollit” shqiptar.

Në bashkinë Shkodër është hapur zyrtarisht aktiviteti festiv në kuadër të të kësaj dite të shënuar për qytetin e Shkodrës. kjo festë nisi me fëmijët, pjesë të ekipeve të ndryshme sportive. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u shpreh se Vllaznia është dhe do të mbetet dashuria e madhe e shkodranëve.

Ndërkohë, një pjesë e të rinjve pjesë të ekipeve sportive të Vllaznisë shprehen se kjo ditë është mjaft e veçantë për ta.

Te kjo Vllazni kanë hedhur hapat emra legjendarë të futbollit tonë, sikundër i madhi Loro Boriçi, Lin Shllaku, Sabah Bizi, Ferid e Ramazan Rragami, Mehdi Zhega, Paulin Ndoja, Luan Vukatana, Hysen Zmijani, Fatbardh Jera, Astrit Hafizi e Hysen Dedja apo dhe të mëvonshmit Edi Martini, Armir Grima,

Vioresin Sinani apo Hamd Salihi Ky 100 vjetor e gjen Vllazninë në orë të këqija. Ekipi ndodhet në Kategorinë e Parë dhe ka një problematikë të gjerë që e shoqëron prej vitesh. Titulli i fundit kampion është regjistruar në vitin 2008,

ndërsa një sezon më pas tifozët e zjarrtë shkodranë kanë shijuar të fundit Vllazni kompetitive. Fatkeqësisht dekada e fundit e ka parë klubin më të vjetër shqiptar peng të politkës e burokracive dhe mërive të atyre që kanë në dorë për ta bërë Vllazninë një zonjë të vërtetë, por në fund u kanë mohuar shkodranëve ngjyrat e tyr