Ish-trajneri i Kombëtares së futbollit, Christian Panucci ka vendosur që të ankimojë në Apel çështjen që kishte hapur me ish-presidentin Bujar Nishani. Kujtojmë se Panucci u ‘rrëzua’ nga Gjykata e Tiranës, pasi nuk konstatoi shkelje nga Bujar Nishani. Në këtë seancë ku gjykata vendosi të mos dënonte Nishanin, Panucci nuk mori pjesë.

Megjithatë Panucci nuk është ndalur me kaq dhe duket se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje duke e çuar në Apel.

Trajneri i kombëtares së futbollit Christian Panucci, paditi në Gjykatë ish-presidentin e republikës, te cilit i kërkon ta dëmshpërblejë me një vlerë prej 100 mijë eurosh, pasi pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria u mund 3-0, Nishani është shprehur për trajnerin e kombëtares se: “Panucci është një sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur.

Artikulli paraprakSHALQI NË “VRESHTA”, KINEZËT E KULTIVOJNË SI RRUSH
Artikulli tjetërU RRËZUA NË ISHËM, PILOTI GUIDI KËRKON 10 MIJË EUROT E LËNA SI GARANCI PËR TË DALË NGA QELIA