Mbi 100 vjedhje brenda dy muajve kanë ndodhur në fshatrat e njësisë Administrative të Novoselës në Vlorë.

Mësohet se 40 vjedhje janë kryer vetëm në fshatin Bishan, të tjera kanë ndodhur në fshatrat Aliban, Poro, Dëllenjë dhe Mifol.

Banorët shprehet të shqetësuar dhe tregojnë se grabitësit u kanë hyrë nëpër banesa gjatës natës dhe u kanë vjedhur edhe bagëtitë.

Ata i bëjnë thirrje shtetit që të veprojë pasi shprehen se u rrezikohet jeta, shkruan shqiptarja.com

“Kemi 4 ditë që bëjmë roje natën. Do bëjmë vetëgjyqësi nëse nuk vë dorë shteti. Policia të marrë masat se po na rrezikohet jeta. Lëviz një grup grabitësish me armë”, shprehen banorët.

Ata theksojnë se nuk kanë besim te policia pasi sipas tyre deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.

Artikulli paraprakGJENDEN TRE PREDHA GJATË 24 ORËVE ,FRIKË TEK BANORËT
Artikulli tjetërSHENDETI – HELMIMET NE ORGANIZEM