A e dini sa persona punojnë në kryeministri? Mësohet se në kryeministri Rama ka punësuar 1292 persona, një shifër e frikshme kjo për një institucion. Sipas “Civitas.al” nga këta 646 punojnë në Kryeministri, ndërsa vetëm aparati i ngushtë i kryeministrit, pra kabineti i tij ka të punësuar 244 punonjës.

Pjesa tjetër e punonjësve janë të punësuar në agjencitë e varësisë si, Agjensia Komëtare e Certifikimit Elektronik, Agjencia kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti shtetëror gjeohapsinor; Departamenti i Administratës publike; Shkolla shqiptare e administratës publike si dhe Agjensia e ofrimit të shërbimeve publike.

Të gjitha këto janë nën varësinë e kryeministrisë. Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka gjithsej 405 punonjës duke përfshirë edhe 140 deputetët.

Presidenca ka më pak punonjës, gjithsej 76 punonjës. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni punonjësit për secilën ministri.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 15.09.2017
Artikulli tjetërKUSH U KRIJUA E PARA, PULA APO VEZA? SHKENCËTARËT ZBARDHIN MISTERIN