Pas sharkimit të drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, pranë këtij institucioni ka nisur një valë e re shkarkimesh nga detyra.

Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se shkarkimet kanë nisur pikërisht nga Qëndro, i cili aktualisht mbante postin e drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve.

Të sharkuarit janë në total 11 punonjës. Mes tyre janë shefja e shpronësimeve, drejtoresha e hartimit të projekteve, drejtori i shërbimeve, drejtori i projekteve, përgjegjësi i burimeve njerëzore dhe përgjesgjësi i sigurimit të cilësisë.

Punonjësit kanë shkuar si zakonisht në punë dhe nuk ishin njoftuar më herët lidhur me shkarkimin nga detyra.

Artikulli paraprakMBI 500 MIJË € VJEDHJE KOMPANISË TELEFONIKE, 9 PUNONJËS TË CALL CENTER NË PRANGA, 6 NË KËRKIM
Artikulli tjetërKOMUNITETET FETARE NË SHQIPËRI: ZGJIDHNI KRIZËN POLITIKE, PO I LARGONI SHQIPTARËT NGA VENDI