PËRKUJTOHEN NË SHBA SULMET E 11 SHTATORIT QË TRONDITËN GLOBIN. 11 shtator 2001, dite e marte, ora 8 e 45, nje Boeing 767, i Linjës Ajrore Amerikane, i mbushur me 20.000 gallon karburant, u përplas në kullën veriore të Ëorld Trade Center në Neë York.

Përplasja krijoi një çarje që u përfshi në flakë, pranë katit të 80-të nga 110 katet e qiellgërvishtëses, duke vrarë menjëherë qindra njerëz dhe duke bllokuar qindra të tjerë në katet e mësipërme. Menjehere filloi evakuimi i dy kullave binjake, e ndersa kamerat e televizioneve transmetuan imazhe të drejtpërdrejta të asaj që në fillim u duk se ishte një aksident i çuditshëm. 18 minuta pas goditjes së avionit të parë, një tjetër Boeing 767 – Fluturim 175 i Linjës Ajrore United – u shfaq në qiell, u kthye befas drejt Ëorld Trade Center, dhe goditi kullën jugore, rreth katit të 60-të. Amerika ishte nën sulm. Sulmet ishin të financuara nga organizata terroriste Al Qeada që drejtohej nga kryeterroristi Osama bin Laden.
Sipas tyre, ata po shpagonin Amerikën për mbështetjen ndaj Izraelit, përfshirjen e Amerikës në Luftën e Gjirit Persik, dhe prezencën e vazhduar të forcave të saj ushtarake në Lindjen e Mesme. 11 shtatori eshte ngulitur ne kujtesen e mbare botes, si dita tragjike, ku barbaria e terrorizmit godet mbi vendin me demokratik dhe te fuqishem te botes. Numri 11 krejt i ngjashem me kullat binjake si simbol i krenarise amerikane. Tragjedia ishte e pashembullte por madheshtia e perballjes me te keqen ia kaloi edhe kulles se Babilonit. Vrasja e gazetareve pak kohe me pare dhe aktualiteti global, ne prag te 11 shatorit, eshte nje vazhdim i te njejtit terror te zi me te cilin duket se do te perballet bota e sotme.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/_ku7FRj9lKg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]