Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së gjigandi të madh të letrave shqipe.Ernes Koliqi.Ernest Koliqi, u lind në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Është cilësuar si një ndër prozatorët më të mëdhenj.

Ndërsa në poezi, siç shprehet një studiues, Koliqi u angazhua me synimin që thekson Elioti: “Asnjë art nuk është më kombëtar se poezia”.

Mjaftuan dy librat me tregime “Hija e maleve” dhe “Tregtarë flamujsh” që Koliqi të zërë kryet e vendit në prozë, bashkë me Kutelin, sikundër për Poradecin mjaftuan “Vallja e yjve” dhe “Ylli i zemrës” të zerë kryet e vendit në poezi.

Ernest Koliqi vazhdoi traditën e të mëdhenjve të qarkut letrar të Shkodrës. Duke përthithur dhe asimiluar kulturën poetike arbëreshe, kulturën poetike klasike dhe moderne, veçanërisht atë latino-italiane. Ishte ministër i arsimit në kohën e pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfare shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit.

Ernest Koliqi edhe nëpërmjet poezisë që lëvroi është zë i veçantë i një malli të zhuritur atdhetari dhe qytetari modern, i nostalgjisë së një pinjolli dyersh fisnike dhe dashnori të përgjëruar.

Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe.

 

Artikulli paraprakPASOJAT E NJË MJEKIMI TË GABUAR
Artikulli tjetërERVIS KRAJA MUND TË SHPËTOJË DY VLLAZNITË