Një fëmijë italian, 12 vjeç, është paraqitur i pajetë në spitalin e Sarandës. Viktima Lorenzo Kalabreze ka ndërruar jetë pasi ka kaluar gjendje të fikti.

I mituri së bashku me familjen po udhëtonte nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës.Ai është ndjerë keq dhe me pas është zbritur nga trageti për tu derguar në spitalin e Sarandës.

Por si duket ka qenë vonë, pasi ai ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Trupi i pajetë i 12 vjeçarit ndodhet ne morgun e Sarandes dhe pritet të dergohet ne Tirane për ekspertizë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së këtij shtetasi.