Një 12-vjeçar është plagosur teksa luante në shokët me top në orën e fizkulturës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotmë në Maliq të Korçës jashtë në oborrin e shkollës dhe sipas policisë fëmija ka marrë plagë në kokë.

Policia thotë se i mituri është rrëzuar duke u plagosur rëndë.”Sot në mesditë shtetasi U.V, 12 vjeç, nxënës në shkollën 9-vjeçare në Maliq, në orën e fizkulturës, duke luajtur futboll, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Shtetasi i mësipërm pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga të dhënat e para, dyshohet se është ngjarje aksidentale”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.