Më shumë se 128 milionë lekë është vlera e investimit që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë po kryen pranë shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër.

Gjatë muajit maj pritet përfundimi i plotë i strukturës së ndërtesës 2 katëshe, e cila përkon edhe me fazën paraprake të punimeve. Kati i parë do të shërbejë për zhvillimin e praktikave mësimore nga nxënësit e shkollës dhe më gjerë, ndërsa në katin e 2-të do të jenë klasat e studimit.

Laboratori i mekatronikës është një tjetër ambient i shkollës Arben Broci, në të cilin janë kryer investime të konsiderueshme gjatë këtij viti mësimor. Punimet për ndërtesën e re ku do të pozicionohen laboratoret kanë nisur në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa muajt e ardhshëm pritet fillimi i punimeve në pjesën e brendshme, fazë e cila përfshin vendosjen e të gjitha mjeteve të nevojshme për zhvillimin e praktikave mësimore.