Pavarsisht shifrave të larta të të prekurve ditorë nga koronavirusi në vend çdo ditë, numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 po rritet dita ditës.

Në 24 orët e fundit numri i personave të shëruar nga virusi i rrezikshëm është 130. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.

Numri total i të shëruarëvë nga COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur shifrën e  6,106.