133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë në Bunavi, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se brenda 10 javëve, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë.

“133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë në Bunavi, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura. Per 10 javë, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë”, shkruan Xhaçka.