Me 15 prokurorë do të jetë e përbërë prokuroria e posaçme, e njohur dhe si SPAK që do të merret me hetimin e zyrtarëve të lartë.Vendimi u mor sot në mbledhjen e parë të Këshillit të lartë të Prokurorisë që u mbajt paraditen e sotme, 7 janar dhe ishte e hapur për median.

Në këtë mënyrë i hapet gara kandidatëve për SPAK.Mbledhja u drejtua nga kryetari Genti Brahimi, ku u diskutua që aplikantët kanë vetëm një muaj kohë për të dorëzuar formularët e tyre pranë këtij institucioni.

Të gjithë garuesit duhet të kenë një karrierë pune 10 vjeçare dhe të mos kenë asnjë masë disiplinore.Gjithashtu pjesë e garës mund të jenë edhe ato prokurorë që nuk e kanë kaluar vetingun.

Në këtë rast pas kandidimit, ata do u nënshtrohen procesit të vetingut të përshpejtuar.Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do zgjidhen prokurorët me kriteret më të mira dhe dorëzimi i dokumenteve pritet të bëhet brenda 1 muaji.

Ne mbledhjen e sotme KLP vendosi edhe emërimin e 6 magjistratëve që kanë mbaruar shkollen e magjistratures, dhe prej disa muaj ishin në pritje të ushtrimit të detyrës.Këshilli u bëri thirrje këtyre magjistratëve që të punojnë vullnetarisht për KLP deri në mometin që do të marrin emërimin.

Në ligj janë parashikuar edhe kriteret që duhet të ketë një prokuror i SPAK-ut, i cili nuk caktohet në detyrë pa përmbushur parakushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përpara emërimit, administron, shqyrton dhe vlerëson edhe dokumentacionin e secilit kandidat të ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së së Kandidatëve.

Artikulli paraprakDUKAGJIN, MAKINA PËRFUNDON BUZË GREMINËS
Artikulli tjetërRINIS PROTESTA, STUDENTËT: NUK DORËZOHEMI