L. G., shqiptari 33 vjeçar me banim në Londër është dënuar me 15 vite burg pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës.

Ai kishte përdorur më shumë se 42 telefona për të kryer shpërndarjen e lëndës narkotike tek përdoruesit.

Sipas mediave britanik L.G kishte arritur të nxirrte 1.6 milionë paund nga kokaina që u shiste klientëve në Londër, dhe me paratë që siguronte bënte një jetë luskoze.

Kur hetuesit sekuestruan celularin zbuluan video në të cilat ishin filmuar pushimet luksoze dhe makinat e shtrenjta me të cilat lëvizte.

Ai i tha autoriteve se ishte përfshirë në këtë trafik të shpërndarjes së drogës së Clasit A për të paguar një borxh të madh.Ai u arrestua në dhjetor 2017 dhe hetuesit zbuluan dhe 14 persona të tjerë të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike.

Por falë hetimeve ofruam evidenca të qarta se Guraj po përfitonte nga të ardhurat e shitjes së drogës së klasit A” tha Neil Ballard, një dedektiv.
Sipas tij Guraj ishte koka e këtij rrjeti shpërndarësish të drogës në të gjithë Londrën.