Atletja shqiptare Elina Jengo u shpall sportistja më e mirë e Europës për muajin tetor në sondazhin mujor të kryer nga EAA.

Gjatë sondazhit, Xhengo mblodhi 3,470 vota, e ndjekur nga ukrainasi Jaroslav Mavukiç me 3,150 vota dhe bullgarja Aleksandra Nacheva me 2,731 vota.

Më 19 tetor, 16-vjeçarja shqiptare fitoi medaljen e artë në shtizën me një goditje që arriti 63.34 metra duke vendosur një rekord të ri në sportin e hedhjes së shtizës.

Xhengo është me origjinë nga Korça por është lindur dhe rritur në Halkidiki, ndërsa vetëm para gjashtë muajsh është pajisur me pasaportën greke.

Mediat greke që kanë pasqyruar arritjen e shqiptares që jeton prej vitesh në Greqi, kanë shkruar se kjo është një përgjigje për të gjithë zërat nacionalistë dhe racistë që vijnë nga të dyja anët e kufirit sidomos pas vrasjes së Kaçifas.

PUBLICITET