11 shtatori i vitit 2001 nisi një histori të re për mbarë botën. Sulmi në dy kullat binjake rezultoi një tronditje e madhe. Ende ajo ngjarje e rëndë kanë lënë plagë të hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por jo vetëm.

Ato imazhe të avionëve që goditën Kullat Binjake bashkë me lotët dhe hidhërimin e njerëzve që mbetën brenda ndërtesave nuk kanë se si harrohen.

Është 17 vjetori i atij sulmi terrorist të ndodhur në zemrën e Neë Yourkut, një përkujtim ky që u shoqërua me tingëllimat e kambanave dhe duke lexuar emrat e gati 3 mijë personave që humbën jetën nga sulmi terrorist i Al-Qaedas.

Në të gjithë Amerikën mbahen aktivitete të tjera për të shënuar këtë ngjarje. Ky sulm ishte kryer nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes.

Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit përplasën aeroplanët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në Neë York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Ëashington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë. Nga ata që humbën jetën janë edhe 343 zjarrëfikës dhe 60 policë.

Pas këtyre sulmeve amerikanët arritën të vrasin Osma Bin Laden si autorin kryesor të atij sulmi. Për këtë ngjarje një reagim ka bërë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Kryeministri në facebook.

Nga ana tjetër ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar 11 shtatorin me një foto të flamurit amerikan, i cili u gjend në Qendrën Tregtare Botërore.

Flamuri i gjetur nga një punëtor u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese duke qëndruar i varur mbi Pentagon.

Artikulli paraprakRACIZËM NGA RUMUNËT: KOSOVA ZEMRA E SERBISË
Artikulli tjetërBASKET, REFIK VORFA: U LARGOVA SE S’MË MBËSHTETËN