GONXHE BOJAXHI, SHQIPTARJA MË E SHQUAR E TË GJITHA KOHËRAVE
Me 5 shtator u mbushen 17 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Nënë Tereza.

Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ajo e mori kete emer ku u dorezua murgeshe, ne moshen 18-vjecare.
Per disa vjet, familja e Nene Terezes jetoi edhe ne Shkoder, ne nje shtepi e cila vitet e fundit u resturua si shtepi muze.
Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqen, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.   
Pas ceremonise se Nobelit, ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Por Shqiperia nuk i kishte dhënë vizë nobelistes, as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin.
Asaj iu plotesua deshira per te ardhur ne Shqiperi pas viteve ’90, ndersa ishte ne Shkoder edhe gjate vizites se Papa Gjon Palit II ne prill te vitit 1993.
Nene Tereza ishte kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.
Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. 
Nene Tereza nderrroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë, ndersa me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/xx7vXUm32jc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]