Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujtojnë sot 17-vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake në Nju Jork, më 11 shtator 2001, ku humbën jetën mbi 3 mijë persona.

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook shprehet se ‘tragjedia ndryshoi botën’.

Mirëmëngjes dhe me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë

 

Nga sulmi terrorist i i Al-Qaeda-s mbi dy Kullat Binjake, ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe Pennsylvani mbi 3 mijë persona humbën jetën nga 70 vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.