Policia e Durrësit ka kapur një 52-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Në prangat e policisë ka rënë Robens (Arben) Berberi, banues në Durrës. Berberi ishte dënuar nga gjykata e Milanos me 18 vite burg për “Organizatë kriminale “dhe” Trafik narkotikësh”.

Njoftimi i policisë Durrës
Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kapur një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:• Robens (Arben) Berberi 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale ” Organizatë kriminale “dhe” Trafik narkotikësh “parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.