Një 18 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lulishten pas Universitetit.

I plagosuri, Brikelo Brahimaj, raportohet se ka marrë një plumb në këmbën e majtë.
“Më datë 06.11.2018, në orën 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas universitetit është plagusur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi B.B, 18 vjeç” sqaron policia.

Brahimaj po merr trajtim në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekie të tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Artikulli paraprakTIFOZËT SULMOJNË FUTBOLLISTËT PËR REZULTATET E DOBËTA
Artikulli tjetërAUTOMJETI PËRPLAS KËMBËSORIN, PLAGOSET DHE SHOFERI