Një aksident tragjik gjatë punës i ka kushtuar jetën një 18-vjeçari në Fieri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15 në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan.

Ka qenë punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, i cili duke duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.