Greta Thunberg është vetëm 16 vjeç, por ajo tashmë është kthyer në simbolin e pastër të qëndresës.

Tashmë nga muaji gusht është kthyer në një inspirim për mijëra e mijëra student, profesorë, fëmijë e të rritur. Greta nisi e vetem një nismë që shpejt do të përhapej në shumë vende e mijëra njerëz do ti bashkoheshin asaj. Greva e të Rinjve për Klimën fton nxënësit që çdo të premte të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë për ndryshimet klimatike.

Deputeti socialist norvegjez, Freddy Andre Ovstegard, u shpreh gjatë një deklarate se veprimi i vogëlushes është një kontribut i madh për paqen. Ajo madje u nominua edhe për çmimin Nobel për paqe.

Greta reagoi në Tëitter e cila përveç falenderimeve të përzemërta për kandidimin u shpreh se Nesër ata do të bojkotojnë mësimin për të ardhmen e tyre, dhe do ta vazhdonin ta bënin derisa të jetë nevoja.

Bojkotimi i mësimit, ndryshe si greva apo protesta për ndryshimet klimatike, pritet të ndodhë në 1,659 qytete në 105 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë qindra mijë nxënës e studentë.

Artikulli paraprakPLAKJA E POPULLSISË, JA QYTETET MË TË BRAKTISURA NGA TË RINJTË
Artikulli tjetërNESËR PROTESTA E OPOZITËS, BERISHA FLET NË EMËR TË QYTETARËVE