Asnjë s’mund të ketë më dyshime për prejardhjen e tij. Kushdo që e ka një dilemë të tillë tashmë e ka të gatshme zgjidhjen për të vërtetuar prejardhjen këtu e deri në 5 mijë vite më parë.

Testi ADN-së tek meshkujt duke qenë se kanë kromozomin Y, i vetmi që tejkalohet identik tek çdo pasardhës arrin të zbardh grupimin njerëzor deri para mijëra vjetësh.

Gjergj Bojaxhi është një prej atyre që i është bashkuar projektit shqiptar të AND-së ndërsa ishte i ftuar tek qendra rinore Arka për të folur edhe rreth këtij testi interesant

Nga 600 shqiptar që e kanë bërë testin e ADN-së deri më tani për të zbuluar prejardhjen e tyre, kryesisht të familjeve të mëdha dhe më të rëndësishme shqiptare rezulton se zonat malore janë më të pastrat, pra indoeuropian ose siç quhen ilirët. Një nga zonat më të pastra është njësia Shalë e Dukagjinit

Ka nga ata persona të cilët mund të shokohen nga testi i ADN-së

Ky test që zbulon prejardhjen në mënyrë të saktë nuk synon që të krijojë një zhurmë në kuptimin e historisë me sllavët të cilët janë shumë më të vonë në Ballkan por të bëjë ndarjen mes linjave ilire, trakasit dhe helenët si popujt më të vjetër

Ky testim i ADN-së që bëhet kryesisht në laboratoret në Gjermani apo Amerikë varion nga 100 deri në 150 dollar ndërsa është një vegël për të kuptuar më mirë historinë tonë duke u bazuar tek shkencat dhe duke shmangur gojëdhënat. Rezultatet e deritanishme të 600 shqiptarëve janë publikuar në faqen gjenetika.com.