Kanë mjaftuar vetëm 2 ditë reshje shiu, që pjesa më e madhe e rrugëve në lagjen “Mark Lula” të bëhen të pakalueshme, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë.

Lëvizja për banorët atje si shkak i gropave me ujë është kthyer në makth. “Mark Lula” është një lagje e mbipopulluar kryesisht këto 28 vitet e fundit në Shkodër.

Gjatë stinës së dimrit situata përkeqësohet tepër, ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve në këtë lagje mbulohen nga uji.

Një pjesë e madhe e banorëve të asaj zone edhe më përpara janë shprehur të revoltuar për këtë situatë, pasi ato paguajnë të gjitha taksat.

Kërkojnë që institucionet përgjegjëse të hartojnë projekte të mirëfillta për ndërtimin e një rruge me të gjitha standartet.

Disa muaj më parë këta banorë kanë tentuar të merren personalisht me ndërtimin e rrugicave në këtë lagje, por për shkak të kostos së lartë nje projekt i tillë nuk është realizuar.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE