Tre shqiptarë mes të cilëve një femër janë arrestuar nga policia greke. Ata akuzohen për importim dhe magazinim lëndësh narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia sekuestroi 41,7 kg kanabis të papërpunuar; 10,3 kg kanabis të tipit çokollate, 2 kallashnikovë, 542 fishekë, etj.

Ata u arrestuan ne Sepolia, si dhe Keratsini të Athinës, ku banesa e 36 vjeçares shërbente si vend për ruajtjen e drogës.
Mësohet se dy prej të arresturave jane burrë e grua.

Artikulli paraprakMBANIN DROGË NË SHTËPI, PRANGOSEN DY PERSONA
Artikulli tjetërKAPET ME THIKË DHE KANABIS, ARRESTOHET