Në 2 prill të vitit 1991, 4 djem të Shkodrës Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku u ekzekutuan nga regjimi i diktaturës gjatë protestave asokohe. Sot pas 28 vitesh ajo ngjarje u përkujtua teksa i pranishëm ishte edhe kreu i PD Lulzim Basha.

Kreu i opozitës e lidhi ngjarjen e 2 prillit me ditët e sotme që po kalon Shqipëria. Basha akuzoi sërish qeverinë duke thënë se shkodranët s’do të lejojnë blerjen e votave.

Më përpara kreu i PD Basha por edhe familjarë dhe zyrtar të tjerë vendosën kurora me lule në nder të 4 martirëve të demokracisë që humbën jetën 28 vite më parë ndërsa u mbajt edhe një minutë heshjte në nderim të tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHA: PAULIN STERKAJ ISH-TRAFIKANT QË BLEU VOTA
Artikulli tjetërSHKODËR, SHTOHEN RASTE TE FËMIJËVE AUTIK