Një 2 vjeçare nga Dibra është dërguar në spital në gjendje të rëndë pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit.

Ajo ishte duke luajtur në shkallët e katit të dytë, kur është rrëzuar duke marrë lëndime serioze. Familjarët e kanë transportuar menjëherë në spital, ndërsa mësohet se gjendja e saj është e rëndë.

Njoftimi paraprak i policisë
Më datë 16.05.2018, është aksidentuar duke luajtur në shkallët e katit të dytë në banesën e saj, shtetasja e mitur H.B, vjeç 2 e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidental.

Artikulli paraprakSHQIPTARI I RRËMBEN ARMËN POLICES DHE TERRORIZON GJYKATËN
Artikulli tjetërNGJARJA NË FUSHË KRUJË, HETIMI: XHAFER OSMANI ËSHTË DJEGUR I GJALLË