Një motoçikletë ka përplasur një vajzë dy vjeçare në fshatin Baltëz të Fierit.

Vajza është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza me iniciale S.K, nga komuniteti rom, ishte duke dalë nga shtëpia kur është përplasur nga mjeti i vogël. Policia po heton rastin.