Në pallatin nr. 18 në lagjen “Salo Halili” të qytetit të Shkodrës janë rreth 20 familje të cilat përballen me një problem serioz prej 5 muajsh. Punonjës të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve, pasi instaluan në muajin shtator matësat, nuk u kthyen për të përfunduar të plotë procesin e punës duke lënë banorët me mure të hapura në hyrje të shtëpive.

Njëri nga banorët e pallatit, Fejzi Cafi tregon se dikush duhet të mbajë përgjegjësi këtë situatë.

Banori I pallatit tregon se pavarësisht se çdo familje ka paguar taksën prej 4200 lekësh të reja për këtë ndërhyrje që është bërë 5 muaj më parë.

Në disa prej banesave, problemet e shkaktuara janë të mëdha pasi, punimet në mur kanë qenë aq të thella sa nga korridori I pallatit të krijohet pamje në brendësi të banesave.