ASNJË UDHËZIM PËR TRANSFERIMET NGA PRIVATI.

Gati nje muaj pas vendimit te Qeverise, Universiteti i Shkodres ende nuk ka asnje udhezim ne lidhje me regjistrimet e studenteve qe transferohen nga universitetet private, tashme te mbyllura.Megjithate, numri 2 I ketij universiteti, Fatmir Vadahi, thote per Star Plus se rektori Artan Haxhi do te mbledhe dekanet per te percaktuar kriteret e regjistrimit per secilen dege:
Vadahi thote se keta studentë nuk do te kene pengesa per regjistrim dhe as burokraci ne lidhje me dokumentacionin. Po ashtu, ai siguron se ky kontigjent do te regjistrohet ne te njejtat dite si edhe studentet e tjere:Zv/rektori sakteson se deri me date 20 shtator, çdo student qe do transferohet nga universitetet private te mbyllura drejt universitetit public, duhet te terheqe dokumentacionin personal nga universiteti privat dhe te kryeje procedurat e aplikimit dhe regjistrimit ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/EnZ0LO9Dmts?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]