MASAKRA MË E MADHE NË EUROPË KU U VRANË RRETH 8.000 NJERËZ. Kete 11 korrik Boshnjaket perkujtojne 20 vjetorin e masakres se Srebenices. Gjenocidi i ndodhur në Srebrenicë me 11 korrik të 1995 përfshiu vrasjen masive te mijera burrave dhe te rinjve boshnjakë në mes të 12 dhe 77 vjeç. Gjenocidi u krye nga ana e ushtrisë shtetërore serbe, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, duke përfshirë formimin e “paraushtarakeve Skorpions”, nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ngjarja është konsideruar si një nga masakrat më të mëdha në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë rreth 8.000 njerëz. Masakra në përgjithësi konsiderohet një nga ngjarjet më makabre në historinë moderne evropiane. Mlladiç dhe oficerë të tjerë serbë, ndërkohë janë të akuzuar për krime lufte duke përfshirë termin genocid para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Kjo gjykate ndër të tjera, ka nxjerrë një vendim përfundimtar qe e cileson masakrën e Srebrenicës si një akt të genocidi. Republika e Bosnje -Herzegovinës udhëtimin e saj për pavarësi e nis me 15 Tetor 1991. Ndersa Bashkimi Evropian e ka njohur Republikën e Bosnjë-Hercegovinës më 6 Prill të vitit 1992, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë më datën 7 prill 1992. Megjithatë, çështja nuk u zgjidh, sepse njohja ndërkombëtare filloi në kohën kur  nisi pushtimi i forcave serbe dhe i spastrimit etnik të territorit. Bashkësia ndërkombëtare ka tentuar disa herë për të vendosur paqen, por këto përpjekje kanë patur vetëm sukses të kufizuar. Në pjesën lindore të Bosnjës, e cila është e afërt me Serbinë, ka zhvilluar një sulm veçanërisht ashpër te boshnjakeve paraushtarake kundër serbëve.

PUBLICITET