SHKODËR, MUNGESA E BANJOVE PUBLIKE KTHEN AMBJENTET PUBLIKE NË TË TILLA .

Keto pamje qe po shihni tregojne disa zona apo pika ku dikur ishin te pozicinuara banjot publike ne Shkoder. Nderkohe sot pas rreth 20 vitesh jo vetem qe nuk ekzistojne me, por ne asnje pike tjeter te qytetit te shkodres nuk ka nje te tille.  Ky sherbim publik kaq i rendesishem per komunitetin prej me shume se 20 vitesh nuk ofrohet ne te gjithe qarkun e shkodres. Duke qene se shkodra po kthehet ne nje destinacion turistik perhere e me te frekuentuar dhe terheqes mungesa e banjove publike eshte jo vetem nje imazh I keq per nje vend turistik por gjithashtu nje mungese e theksuar sherbimi per turistet qofshin keto  vendas apo edhe te huaj. Per me teper bashkia apo vete keshilli bashkiak asnjehere nuk ka pasur ne qender te vemendjes kete problematike dhe prej vitesh ne asnje mbledhje te keshillit nuk ka qene ne rend te dites pjese diskutimi kjo ceshtje. Mungesa e ketij sherbimi publik ne qytetin e shkodres fatkeqesisht apo mjerisht ben qe qytetare te papergjshem te kthejne ne banjo publike ambjente apo zona te ndryshme e publike te qytetit. Nje nga keto zona eshte edhe tregu i fruta-perimeve ne sdrale i cili prej vitesh ka humbur destinacionin per te cilin eshte krijuar, tregtaret ambulante kane zbritur ne trotuare nderkohe tregu I ndertuar para pak vitesh nga bashkia e shkodres dhe I shembur pak kohe me pas nga Debora eshte kthyer ne nje banjo publike.