Një 20 vjeçar nga Bulqiza është gjetur me plagë në ambientet e jashtme të spitalit të qytetit. Policia lokale bën me dije se i riu me iniciale Sh.S, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është dërguar me helikopter drejt Tiranës, ku sipas konfirmimeve paraprake të mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Komisariati i Policisë Bulqizë, me të marrë njoftimin ka ngritur grupin hetimor, duke nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave te kësaj ngjarje .

Paraprakisht dyshohet se shtetasi Sh.S mund të jetë rrëzuar në rrethana ende të paqarta.