200 familje do të përfitojnë vizita dhe ekzaminime mjekësore falas në Qendren Komunitare Multifunksionale “Për Familjen” në Bashkinë e Shkodrës. Një ekip mjekësh nga Koreja e Jugut, gjatë gjithë ditës së sotme do të ofrojnë këtë shërbim për të gjitha moshat. Gjithsej, janë 12 mjekë, 2 farmacistë dhe 18 persona ekip mbështetës, të cilët do të ofrojnë vizita e

ekzaminime: – Elektrokardiogramë – Urolog – Oprtped – Pediater – Dentist – Mjek i përgjithshëm – Laborant Jai Jin Kin, misionar i fondacionit “Paqe e gëzim” me aktivitet në rajonin e Shkodrës shprehet mjaft i kënaqur jo vetëm për mundësinë e krijuar për

qytetarët shkodranë por edhe mikpritej dhe vlerësimin e e gjetur për aktivitetin e tij. Shërbimi i ofruar në Qendren Komunitare Multifunksionale “Për Familjen”, vjen në kuadër të akt- marrëveshjes së bashkëpunimit që Bashkia Shkodër ka me Shoqatën “Shpresë për botën”, një partneritet i qëndrueshëm dhe që thellohet nga viti në vit.

Artikulli paraprakBABANI –PD-së: AKUZA TË TURPSHME, S’KAM ASNJË DËNIM
Artikulli tjetërLEZHË, AGOSTIN MARKU: KONSITUIMI I KËSHILLIT I PALIGJSHËM