LAJME
VETTINGU NË POLICI ,DOSHI:TE MERREN PARASYSH DHE PROPOZIMET E OPOZITES

Deputeti i Partisë Social Demokrate në qarkun e ...

VLLAZNIA U-19 MUND PARTIZANIN 2-1 ,VLLAZNIA U-17 VAZHDON KRYESIMIN

2-1 në kupë, 2-1 në kampionat, Vllaznia nuk ...

HENDBOLL, VLLAZNIA FITON NË FUND NDAJ TIRANËS

Vllaznia në hendboll ka marrë një fitore ...

HEC-ET NË OSUM, MINISTRIA NIS PROCEDURAT PËR ZGJIDHJEN E KONTRATËS

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ...

SIPËRMARRJET, RAMA: TA BËJMË SHQIPËRINË NJË ITALI TË VOGËL

Kryeministri Edi Rama gjatë forumit të biznesit ...

SERI ORTEKËSH NË ALPE, 3 TË VDEKUR E 10 TË PLAGOSUR

3 persona humbën jetën nga ortekët në malet e ...

ASTRIT PATOZI KUJTON ÇADRËN E PD: MOS E MALLKONI KOT 18 SHKURTIN!

Ka shumë njerëz që e kujtojnë sot Republikën e Re ...

PR/LIGJET DHE PARTIA, RAMA MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR

Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur grupin ...

PRESIDENT KOMBËTAR? PRINC LEKA I PËRGJIGJET RAMËS: DUHET MBRET

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi dje nga ...

CUTILLO: REFORMA NË DREJTËSI DO TËRHEQË SHUMË INVESTUES ITALIANË

Në Tiranë po zhvillohet Forumi i Biznesit ...

NIS PUNË TASK-FORCA KUNDËR KRIMIT, JA DOSJET QË DO HETOJË

Të besueshëm, me integritet dhe me aftësi ...

BUSHATI MERR PJESË NE KONFERENCËN E SIGURISË SË MUNIHUT

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir ...

MPJ GREKE: “MARRËVESHJA E DETIT NUK ËSHTË MBYLLUR”

Ministria e jashtme greke ka deklaruar se çdo ...

DUKE FILLUAR NGA 1 MARSI, TEST I RI PËR PATENTË

Duke nisur nga data 1 mars 2018 drejtoria e ...

RUSI, SULM ME ARMË NË NJË KONCERT, 4 TË VRARË DHE 4 TË PLAGOSUR

Katër persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë ...

BESA – VLLAZNIA B ME PORTA TË PAPREKURA

 “Vllaznia B” ka arritur të marrë një barazim me ...

KRONIKE
SHPËRTHIM BIZNESIT NË MESNATË

Shpërthim i radhës është shënuar në Kaninë të ...

VETËVRITET ME ARMË BRENDA NË MAKINË 22-VJEÇARI

Një 22-vjeçar është gjetur i pajetë brenda ...

PLAGOSET ME ARMË GJAHU 44-VJEÇARJA

Një 44-vjeçare është dërguar në gjendje të rëndë ...

ADOLESHENTJA SHQIPTARE VDES NË SHINAT E TRENIT

Një 16-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në ...

AKSIDENTI TRAGJIK, REAGIME NË RRJETET SOCIALE

Tragjedia që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin ...

MARKETING
AUTOSERVIS "MILANO": I SPECIALIZUAR NE ITALI QE NE VITIN 1994 PER RIPARIMIN E KARROMBOLEVE DHE LYERJEN E MAKINAVE ,LYERJE CILESORE NE FURRE DHE PJEKJE BOJE ME 10 VJET GARANCI, SALDIME PLASTIKE, PASTRIM FENERESH,SHERBIME MEKANIKE DHE XHENERIKE C'DO GJE QE NEVOITET PER RIPARIMIN E MAKINAVE. C'DO TE HENE  PUNIMET E PARA JANE ME 50% ZBRITJE. KEMI  KURSE PER LYERJE MAKINASH.  NA GJENI: SUPERSTRADA SHKODER-TIRANE Km 1, TEL:0693598783  -------------- "PIAZZA PARK": GJITHMONË ME SHËRBIMET MË TË MIRA, BAR DHE RESTORANT ME KUALITETIN MË TË MIRË. PICA FURRE DRURI, PICA TAXI, GJITHASHTU DHE PASTIÇERI FANTASTIKE. FËMIJËT GJEJNË ARGËTIM NË KËNDIN E TYRE TË LOJRAVE. NË AMBJENTET TONA FAMILJA BASHKOHET PËR TË KALUAR ORËT MË TË BUKURA. TELEFONONI NË NUMRIN: 022249090  ADRESA: SHESHI "LUIGJ GURAKUQI", SHKODËR    -------------- PËR REKLAMIMIN E BIZNESIT TUAJ: NA  KONTAKTONI NË KËTË Nr.CEL: 069 60 95 654 OSE  E-MAIL marketing@starplus-tv.com  -------------- RESTORANT "SPAGHETI & FISH COLOSSEO", TIRANË:  QETËSIA E AMBJENTIT DHE SHIJA E PRODHIMEVE TË DETIT JU SHOQËROJNË NË CDO STINË TË VITIT. JU MUND TË ZGJIDHNI DHE TË SHIJONI PESHKUN E FRESKËT, TË SHIJONI SPAGHETI SI ASKUND TJETËR, TA SHOQËRONI ME VERËRAT MË CILESORË. MIKPRITJE TRADICIONALE, ÇMIME TË ARSYESHME. ADRESA: TEK KRYQEZIMI I "21 DHJETORIT", 150 m PAS HOTEL "MONDIAL". RRUGA "KONGRESI I LUSHNJES" Nr.14, TIRANË. TEL 042240133 & CEL 0692074555.JU MIREPRËSIM 

SHQIPËRIA, EKSPORTUESI MË I MADH I TË MITURVE AZILKËRKUES NGA EUROPA

  • E marte, Feb 13 2018

Përgjatë 4 viteve të fundit, Shqipëria u identifikua si vendi kryesor i orgjinës në Europë për numrin e lartë të azilkërkuesve. Por vendi i vogël me 2.7 milionë banorë shënon gjithashtu rekord edhe për numrin e të miturve të pashoqëruar që ka eksportuar drejt Europës. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se mijëra të mitur të moshave nga 7 deri në 17 vjeç kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme, me shpresën se do të gjejnë një të ardhme më të mirë si azilkërkues të pashoqëruar në Europë. Fenomeni ka prekur zonat e varfra veriore dhe verilindore të Shqipërisë, por edhe periferitë e qyteteve të mëdha si Fieri, Elbasani apo Korça si dhe familjet e zbritura në Tiranë në mesin e viteve ’90.

Destinacionet kryesore mbeten qendrat e shërbimit social në Itali, Francë dhe Britani të Madhe, ku minorenët shqiptarë renditen ndër tre kombësitë kryesore. Të dhënat e siguruara nga Eurostat dhe autoritetet e tjera tregojnë se tre vendet kanë strehuar së bashku rreth 3 mijë të mitur nga Shqipëria. Autoritetet shqiptare ia faturojnë numrin e lartë të azilkërkuesve të miturit prindërve të tyre dhe mohojnë se ky fenomen ka si arsye kryesore varfërinë. Valbona Tula, drejtoreshë e Shërbimit Shtetëror Social në qarkun e Shkodrës i tha BIRN se mes familjeve që i janë nënshtruar vlerësimit ekonomiko-social, vetëm pesë prej tyre ishin realisht të varfra: “Na ka rezultuar që familjet kanë qenë me ndërtesa normale, me kushte normale të jetesës, por kur pyeten se përse i kanë çuar fëmijët andej, në fillim ngrenë supet dhe më pas thonë për diçka më të mirë për fëmijët, për t’i bërë me dokumente. Kjo tingëllon pak keq, por kjo ka qenë ideja e familjarëve”. Edhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila udhëheq përpjekjet e vendit për uljen e valës së azilkërkuesve mohon që shkaku kryesor nxitës është varfëria.

Ajo tha se 70 për qind e të miturve të intervistuar përmendin arsimin si motiv kryesor për largimet nga vendi. “Ëndrra për të gjetur një shkollim të mirë që në moshë të vogël i shtyn familjet shqiptare të zgjedhin këtë rrugë.[Familjet] nuk janë në nivelin e një varfërie ekstreme, por që sigurisht nuk mund të mbështesin shkollimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë”. Gjatë vitit 2017, Ministria e Brendshme ndërmori një plan agresiv masash për të frenuar numri Gjatë vitit 2017, Ministria e Brendshme ndërmori një plan agresiv masash për të frenuar numrin e azilkërkuesve të mitur, përmes forcimit të kontrolleve në kufi dhe hartimit të një deklarate të re noteriale për udhëtimet e tyre të pashoqëruara nga prindërit. Si rezultat, 871 të mitur u ndaluan gjatë gjithë vitit të kalonin kufirin. Zv.ministrja Voda tha gjithashtu se rregullat rigoroze të lëvizjes së lirë e kanë zvogëluar me mbi 6 mijë numrin total të azilkërkuesve për vitin 2017. Megjithatë, ky fenomen nuk është vetëm një çështje sigurie. Stanjacioni ekonomik, papunësia kronike dhe mungesa e perspektivës në arsim janë faktorët nxitës të numrit të lartë të të miturve që largohen nga vendi. Zv.ministja Voda tha se institucionet shqiptare po punojnë së bashku për t’u përballur me këto sfida: "Çështjet e emigracionit nuk janë vetëm çështje të sigurisë.

Ato janë çështje që lidhen me shoqërinë, me ekonominë, me mentalitetin e shoqërisë dhe me punësimin. Pra, në njëfarë mënyre për të përballuar migracionin si fenomen nuk mjafton që të kemi vetëm agjenci ligjzbatuese të forta por edhe institucione të tjera të shoqërisë. Unë besoj se ne do t’ia dalim, pasi edhe sfida kryesore e deklaruar edhe nga kryeministri është rritja ekonomike." Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN se mungesa e mirëqënies dhe e besimit tek institucionet shqiptare i shtyn familjet shqiptare që t’i dërgojnë fëmijët jashtë, me shpresën se ata do të përfitojnë shkollim apo lehtësira të tjera në këto vende. “Fatkeqësia e madhe është se Shqipëria nuk është më një vend që të ndjehet prej të miturve se ata mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre këtu. Në këtë kuadër, secili nga institucionet duhet të bëjë punën e tij, por sigurisht qeveria dhe politika në tërësi duhet të na japin një vend më të mirë për të jetuar”. Ballanca i bëri gjithashtu thirrje klasës politike shqiptare që të punojë për rritjen e mirëqënies së qytetarëve shqiptare dhe rikthimin e besimit në qeverisje.

Publikuar ne VENDI
Aktualitet
HAXHINASTO TE KRIMET E RËNDA: DËSHMOVA PËR PËRGJEGJËSITË E MIA

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ...

RREZIK NGA BOMBULAT E PAKONTROLLUARA

Perdorimi i bombulave te gazit ka rezultuar fatal ...

VAU DEJËS, TASK FORCA PËR UJIN

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Vau Dejës, ...

Kush eshte online

Momentalisht janë online 368 vizitor

FARMACI VITA
Adresa :Përballe Universitetit “Luigj Gurakuqi”

  • Studio e Hapur
  • Star Sport
beauty point

Publicitet

LAJME NGA BOTA

SERI ORTEKËSH NË ALPE, 3 TË

3 persona humbën jetën nga ortekët në malet e Alpeve,

Me shume

RUSI, SULM ME ARMË NË NJË

Katër persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur

Me shume

“DAILY MAIL” NGATËRRON

Koncertin e Rita Orës në Prishtinë për 10-vjetorin e

Me shume

RRËZOHET AEROPLANI ME 60

Një aeroplan me 60 pasagjerë është rrëzuar në një zonë

Me shume

MEKSIKA GODITET NGA NJË

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën jugperëndimore

Me shume

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË

Vetëm dy ditë pas masakrës së Floridas, duket se një tjetër

Me shume