POTHUAJSE TË GJITHA INSTITUCIONET NË SITË, PRITEN VENDIMET.2015, duket se ka trokitur jo mire per drejtuesit e institucioneve ne qytetin e Shkodres.

Burime prane dikastereve respective ne Ministrite e linjes, bejne me dije se nje vale ndryshimesh do te nenshtrohen ne disa prej Drejtorive ne Qarkun e Shkodres. Institucioni I pare qe do te preket ne rang drejtuesisht behet me dije se do jete Drejtoria Rajonale e Sherbimit te Transportit Rrugor ne Qarkun e Shkodres, ku brenda pak ditesh pritet te behet edhe zyrtare levizja e titullarit te ketij institucioni Berhan Vajushi. Sipas po te njejtave burime behet me dije se eshte gjetur edhe zevendesuesi I tij, nje emer I njohur,  pikerisht ish drejtori I Hipotekes ne Shkoder, Orest Vucaj. Vajushi nga sa mesohet do te spostohet ne nje tjeter Drejtori, prane Drejtorise Rajonale te Arsmit ne Shkoder,  por jo ne rang titullari, por ne te tjera pozicione prane Drejtorise Arsimore Rajonale ne Shkoder. Megjithate, levizje, do te kete edhe prane Drejtorise se Monumenteve te Kultures Kombetare, ku priten te kete ndryshime por ende nuk ka te dhena zyrtare, pasi me sa mesohet do te hapet nje tjeter drejtori e cila do te drejtohet nga titullari I Drejtorise se Kultures Kombetare. Megjithate, ajo cfare thuhet, eshte e thjesht dhe e kuptueshme, ku ne prag te zgjedhjeve vendore, do te kete levizje, kjo ne baze te performaces por edhe nevojave te cilat shfaqen para subjekteve politike, per nje vit te veshtire elektoral. 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE