NJË INVESTIM 55 MILIONË EURO I NISUR QË NË VITIN 2012 ENDE I PAPËRFUNDUAR. Ishte planifikuar si projekti qe permes sistemit te pompimit do zgjidhte perfundimisht problemin e ujerava te bardha ne qytetin e Shkodres,

si një autostradë që synonte permiresimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit nga Shqipëria drejt Malit të Zi e me tej po njekohesisht si nje barrierë per përmbytjet por nuk rezultoi keshtu, me mbarimin e fondeve dhe ndalimin e punimeve sot pas me shume se 3 vitesh nga fillimi i punimeve ky investim prej 55 milion eurosh i Qeverise Shqiptare është kthyer ne një vend-hedhje mbeturinash e per rrjedhoje ne nje burim ndotjeje. Ky investim i lene pergjysem eshte kthyer ne nje kercenim e rrezik edhe per Liqenin e Shkodres kete pasuri te madhe natyrore te dy shteteve Shqiperise dhe Malit te zi. Investimi ne fjale duhej te kishte mbaruar qe ne pranveren e vitit 2013 e kjo tejzgjatje e afatit rezultoi ne shume debate te pushteve qendrore e vendore po njekohesisht mediatike megjithate ende sot Bypass-i i Shkodres eshte vetem nje projekt ne leter. Viti i ri 2015 i cili sapo ka nisur pritet te jete viti i bypass-it apo me sakte nje vit i cili do te ketë zhvillime te reja sa i takon zhbllokimit te fondeve dhe rifillimit te punimeve apo te pakten nje vendim se cili do te jete fati i ketij investimi prej jo me pak se 55 milione eurosh.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/eLYXWYyQNDc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE